Organizatori i lojës Telebingo Shqiptare është kompania National sh.a. e liçensuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Së Lojrave Të Fatit:
LEJE PER USHTRIM AKTIVITETI LOJËRA FATI NË KATEGORINË "BINGO TELEVIZIVE"
Nr.2 datë 08/02/2018
Keto Rregulla janë bazë ligjore dhe juridike për arritjen e marrëveshjes për pjesëmarrjen në lojën “TeleBingo Shqiptare”. Rregullore të detajuar mund ta kërkoni me email ose pranë çdo pikë shitje.
Marrëveshja bëhet mes organizatorit dhe pjesëmarresit në lojën e fatit (lojtarit) me shprehjen e lirë të vullnetit të lojtarit nëpërmjet pagesës së shumës për pjesëmarrje në lojën “Tele-Bingo Shqiptare”.
Me kryerjen e pagesës për të marrë pjesë në lojën Telebingo Shqiptare, lojtari ka pranuar të gjitha këto rregulla dhe ka siguruar pjsëmarrjen në këtë lojë fati sipas kushteve të vendosura në rregulloren e kësaj loje.
Ne lojën “TeleBingo Shqiptare” marrin pjesë vetëm kombinimet e numrave që janë shënuar në biletën e blerë nga lojtari dhe që përkojnë me biletën në sistemin e organizatorit. Pagesat për pjesëmarrje në lojën e fatit bingo pranohen deri në afatin e caktuar nga organizatori.
Nëse ka paqartësi nga ana e pjesmarrësve në lojë, mund të kontaktojnë organizatorin i cili do tu përgjigjet të gjitha pyetjeve e ankesave.
Hedhja e shortit bëhet një here në jave. Në çdo hedhje shorti bëhet përzgjedhja e goglave nga një grup goglash me numra nga 1 në 90.
Tërheqja e goglave bëhet nëpërmjet aparatit (mikserit) në të cilin vendosen 90 gogla në të cilat janë shënuar numrat nga 1 deri ne 90
Shorti zhvillohet drejt përdrejtë çdo të Dielë në TV KLAN dhe tërheqja e goglave vazhdon deri në momentin që të paktën një kombinim bën BINGO.
Çdo gogël që mund të dalë pasi është bërë BINGO (në ekran lexon BINGO) do të konsiderohet e pavlefshme.
Shuma e çdo lloji fitimi për fituesit e çmimit Bingo dhe 2-linja përcaktohet nga pjestimi i fondi të kategorisë ku shpalleni fitues me numrin e fituesve po të asaj kategorie
Pagesa e fituesit të çmimit Bingo kryhet brënda afatit kohor prej (tridhjetë) ditëve nga shpallja e raportit përfundimtar mbi rezultatet e lojës në shtypin ditor.
Pagesa e të gjitha kategorive të tjera fillon dy ditë pas hedhjes së shortit.
Organizatori ka të drejtë të bëjë publikë emrat e fituesve.